Rreth Nesh

F&L Sh.p.k.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, F&L është angazhuar gjithmonë me zhvillimin dhe prodhimin e grilave dhe qepenave.
Investimi në teknologjinë dixhitale (linja e prodhimit është kompania prestigjioze “DALLAN” s.p.a. (e mirënjohur në Itali dhe në botë në industrinë e makinerive për prodhimin e shufrave të grilave), orientimi i së cilës drejt cilësisë së produktit dhe përkushtimit të stafit të kompanisë për shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, bëri të mundur, që në 6 muajt e parë të fillimit të aktivitetit, kompania “F & L” sh.pk të arrinte një shtrirje të padiskutueshme dhe të mbulonte 85% të tregut shqiptar.
Lëndët e para prej alumini që ne përdorim janë “BANCOLOR”, “NOVELIS”, etj. Lënda e parë e materialit poliuretan përfshin: “Bayer”, “DOW”, etj. Këto materiale që shërbejnë si lëndë të para kanë një cilësi të padiskutueshme dhe janë të çertifikuara nga institucione prestigjioze në fushat e tyre.

Kompania “F & L” sh.pk është e certifikuar sipas sistemit të kontrollit të cilësisë ISO 9001-2000.

Përvec tregut shqiptar, aktiviteti i eksportit të kompanisë “F & L” sh.pk është rritur vit pas viti. Sot ne eksportojmë në Greqi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Raporti ndërmjet shitjeve të produkteve dhe eksportit në Shqipëri sot raportohet të jetë 55% me 45%.

KURSIMI DHE MBROJTJA janë filozofia jonë. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të ardhmen, F&L do të përfitojë nga çdo mundësi, do t’u përshtatet ndryshimeve në treg, do të përshpejtojë zhvillimin, do të rrisë në mënyrë të vazhdueshme aftësinë konkuruese dhe do të përballet me çdo sfidë me status optimal.

Programi i investimeve për vitin 2012 (duke filluar nga periudha e tremujorit të parë), konsiston në blerjen e dy linjave të reja të dixhitalizuaranga e njëjtja kompani: “DALLAN” Itali. Qëllimi është të rrisë gamën e produkteve me dy tipe të tjera paretesh Alumini PU, me gjerësi 39 mm dhe 55 mm, përveç atyre me gjerësi 37 mm dhe 43 mm që prodhojmë tashmë.

Ambicja jonë – duke u mbështetur në planin e investimeve të dy linjave të reja – është rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe eksportimit dhe shtrirja e hartës së vendeve ku ne eksportojmë, në mënyrë të vecantë në Ballkan dhe më tej.