Përvec tregut shqiptar, aktiviteti i eksportit të kompanisë “F & L” sh.pk është rritur vit pas viti. Sot ne eksportojmë në Greqi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Raporti ndërmjet shitjeve të produkteve dhe eksportit në Shqipëri sot raportohet të jetë 55% me 45%.
KURSIMI DHE MBROJTJA janë filozofia jonë. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të ardhmen, F&L do të përfitojë nga çdo mundësi, do t’u përshtatet ndryshimeve në treg, do të përshpejtojë zhvillimin, do të rrisë në mënyrë të vazhdueshme aftësinë konkuruese dhe do të përballet me çdo sfidë me status optimal.
Programi i investimeve për vitin 2012 (duke filluar nga periudha e tremujorit të parë), konsiston në blerjen e dy linjave të reja të dixhitalizuaranga e njëjtja kompani: “DALLAN” Itali. Qëllimi është të rrisë gamën e produkteve me dy tipe të tjera paretesh Alumini PU, me gjerësi 39 mm dhe 55 mm, përveç atyre me gjerësi 37 mm dhe 43 mm që prodhojmë tashmë.
Ambicja jonë – duke u mbështetur në planin e investimeve të dy linjave të reja – është rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe eksportimit dhe shtrirja e hartës së vendeve ku ne eksportojmë, në mënyrë të vecantë në Ballkan dhe më tej.